Kreu i Shtetit Ilir Meta i ka bërë thirrje opozitës të dalë me një qëndrim të hapur në lidhje me zgjatjen e organeve të vettingut në vendin tonë.
Meta deklaroi në “Log.” në ABC se Partia Demokratike nuk duhet të fshihet pas opinionit të Venecias për ta përkthyer këtë si qëndrim të detyrueshëm.
“Kush i ka çuar pyetjet, Vetëm një palë apo të dyja palët kanë çuar pyetje të përbashkëta. Kuvendi në rast se njëra palë i ka çuar edhe në emër të palës tjetër. Venecia nuk ka ndonjë shqetësim nëse zgjatet vettingu.
Venecia për shkak të fakteve që mblodhi dhe dëgjoi nga të gjithë në variantin e parë kishte një paragraf shumë të rëndë për vettingun. Kam sjellë një dokument më 18 qershor 2020 kur përfaqësuesja e një institucioni të fuqishëm, një nga financuesit e Komisionit të Venecias, i thotë që ne jemi të shqetësuar që rekomandimi në paragrafin 183 mund të perceptohet në mënyrë të gabuar si vënie në pikëpyetje e procesit të vettingut.
Pastaj thotë që për të korrigjuar këtë pikëpyetje që është vënë, ne thotë me respekt që paragrafi 82, këto që keni thënë këtu zbuteni në mënyrë të përgjithshme që keni pasur vështirësi për të marrë informacion nga institucionet shqiptare. Do opozita ta votojë?
Le ta votojë por të dalë hapur, të mos fshihet pas Venecias. Jam i sigurt që ata të huajt që po na ndihmojmë nuk janë kundër që të zgjatet sa më shumë vettingu sepse pagat që marrin janë shumë më të larta se në vendin e tyre”, deklaroi Meta. m.v/Abcnews.al