Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sonte nga ABC, Lulzim Bashës i cili mohoi deklaratat e kreut të shtetit, se ishte ai që sipas tij iu ul në gjunjë dhe i kërkoi anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019. Kreu i shtetit pasi qeshi me reagimin e liderit të PD-së dhe shpjegoi edhe njëherë arsyet e anulimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit, theksoi se nuk ishin gjermanët që i kërkuan anulimin e dekretit.
“E para ai ka qenë një vendim i imi, unë nuk jam mësuar të fshihem për vendimet e mia pas gjermanëve, italianëve apo askujt. Ashtu sikur është po kaq e qartë që personalitetet kryesore në Bundestag kishin në dorë vendimmarrjen për Shqipërinë dhe nuk donin ta ndanin Shqipërinë nga Maqedonia dhe kanë thënë se jemi gati të ndërmjetësojmë për dialog që të bëhet kjo dhe ajo. Këtu mbaj mend tensionin e madhe që ishte, manifestimet, dhunën e jashtëzakonshme.
Se i harruam policët e plagosur, gazin, etj. Tani po të them, vendimi ishte i imi për ato arsye që janë në dekretin që janë bërë publik. Janë shumë arsye. Një nga arsyet kryesore, pasi mund ta bëja edhe të hënën, të mërkurën apo të premten dhe do të kishte qenë më normale, se ti thërret forcat politike pavarësisht nëse vjen kryeministri. Unë e kam shpjeguar në cfarë rrethanash kam qenë.
Dhe ky zotëria që thotë gënjen unë, nuk e di nëse ka ndonjë shqiptar që beson këtë përpara Ilir Metës që mua ma paska kërkuar dikush tjetër. Mua më është dhënë ky mesazh, bëj cfarë të mundesh për të shmangur dhunën dhe zgjedhje gjithëpërfshirëse dhe kam pasur një shqetësim për mitingun e datës 8 Qershor se ky zotëria që thotë gënjen Meta, nga shkallët e selisë së PD-së pas mitingut të parafundit tha se po lajmëroj kupolën e PS-së, mbaroi arsyeja dhe në datë 8 Qershor do të bëhet nami dhe qëndrimi i tyre ka qenë shumë i qartë nuk duam dhunë dhe ka qenë kundër keqpërdorimit të tyre se mbrapa këtyre vendimeve qëndronin ata” deklaroi Meta./ db/Abcnews.al