Ben Blushi është larguar nga drejtimi i Top Media pas katër vitesh në krye të saj. Mesditën e sotme ai i ka nisur një e-mail stafit duke i falenderuar për bashkëpunimin, ndërkohë që i uron suksese të mëtejshme.
Blushi shkruan se beson se ka lënë pas një media të shëndetshme dhe të besueshme krahasuar me çfarë gjeti katër vite më parë.
“Duke nisur nga sot nuk do jem më në Top Channel. Me bindjen se sot po largohem nga një kompani më e shëndetshme, më e besueshme dhe më e madhe në krahasim me atë që gjeta para katër vitesh, ju uroj të gjithëve punë të mbarë”,- shkruan Blushi në email. /abcnews.al