BEI 80 milionë euro për ujësjellësin në Tiranë, Ahmetaj: Investimet nuk janë 3D

schedule15:54 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 15:54 - 2 Dhjetor, 2021

80 milionë euro do të financohen në rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm në kryeqytet. Marrëveshja  është nënshkruar nga zv/kryeministri Ahmetaj me Bankën Evropiane të Investimeve.

Sipas Ahmetaj ky fond do të përdoret për infrastrukturën e ujësjellësit dhe nuk është një projekt 3D. Brenda dy viteve investimet në rrjet synojnë që të ofrojnë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë për rreth 1 milionë banorë.

Kryebashkiaku Erjon Veliaj theksoi se do të ndërhyhet në tubacione duke shmangur kështu problemet  me shpërndarjen e ujit për qytetarët. Në total ndërhyrja në rrjetin  e ujësjellësit parashikohet të jetë 144,5 milionë euro ku 80 milionë financohen nga Banka Evropiane dhe pjesa tjetër nga buxheti i shtetit. /abcnews.al/