Vrasja e Pashko Ujkës, ndalohet në polici një person

schedule14:15 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 14:15 - 2 Dhjetor, 2021

Policia ka ndaluar një person si autor të dyshuar të vrasjes së ish-deputetit Pashko Ujka në Shkodër. Gazetari Simon Shkreli raporton se në komisariat ndodhet Kristian Kelmendi.

Uniformat blu janë të rezervuara në dhënien e detajeve. Sakaq, mësohet se përveç Kelemendit është shoqëruar edhe një tjetër.

Njëri prej tyre dyshohet se ka shenja baruti në duar dhe po analizohet nëse kemi të bëjme me autorin e kësaj ngjarje.

Pashko Ujka u ekzekutua mbrëmjen e 29 nëntorit në Shkodër, teksa po kthehej në banesë me bashkëshorten e tij. Dyshohet se mbi të është qëlluar me selenciator. Ujka ka shërbyer si deputet, ndërsa në vitin 2011 ai mori drejtimin e komunës së Velipojës. /abcnews.al