Aksioni opozitar, Mediu: Të ngrihet shtabi i përbashkët mes partive aleate

schedule16:40 - 24 Janar, 2019

schedule 16:40 - 24 Janar, 2019

Në takim me krerët e degëve për organizim të forcës politike që drejton në lidhjes me protestat e pritshme opozitare, kreu i Partisë Republikanëe Fatmir Mediu një kërkesë, në mbështetje të bindjes se diskutimi dhe debati me qytetarët në çdo cep të Shqipërisë është Rruga për të krijuar besim, ia drejtoi kryeopozitarit Lulzim Basha.

Fatmir Mediu: Të kemi një veprim më të organizuar duke ndeërtuar një shtab opozitar të protestës në qender dhe marrëdhënie me strukturat e partive në bazë, përfshirje të gjithë subjekteve opozitare.

Ka ardhur koha që opozita të dalë nga kryeqyteti dhe të prekë çdo cep të Shqipërisë dhe çdo shtresë të shoqërisë, thekson Mediu, i cili thirrjen për bashkim nuk ia drejton vetëm qytetarëve të thjeshtë.

Fatmir Mediu: Gjithë kapitali i të djaththës, me themelues, ndërtues të strukturave, këhsilla lokalë dhe komunalë, ti bëjmë thirrje të jenë pjesë e angazhimeve… i bëj thirrje pedagogëve të bashkëpunojnë jo për të marrë drejtimin por për ti mbështetur dhe dhënë mundësinë ta vazhdojnë më tej protestën.

Për Fatmir Mediun ky aksion opozitar, duhet të shoqërohet me një tjetër aspekt kyç.

Fatmir Mediu: Ne duhet të jemi në parlament me qëndrimet tona…një debat real për problemet që kanë njerëzit dhe jo një debat me ramën për banalitetet e tij.

16 shkurti, protesta e parë masive në Tiranë do të paraprihet nga të tjera protesta lokale të ndryshme, për të cilat kreu i republikanëve Fatmir Mediu kërkoi mobilizim të strukturave të partisë./abcnews.al