Rama: Do vijë momenti që në Shqipëri nuk do të futen të  pavaksinuarit

schedule11:54 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 11:54 - 2 Dhjetor, 2021

Kryeministri Edi Rama pas marrjes së dozës së tretë të Edi Ramës këtë të enjte pas marrjes së dozës së tretë ka bërë me dije se do të vijë dita që në vendin tonë nuk do të futen më turistë të pavaksinuar.

Ndër të tjera kryeministri ka bërë me dije se vaksinimi i detyruar do të bëhet dhe për studentët.

LEXO EDHE: Paralajmëron Rama: Mund të vijë momenti që do ndaloheni të shkoni në punë nëse s’jeni vaksinuar

Ndër të tjera ai ka theksuar se si në të gjithë botën është e rëndësishme që qytetarët të jenë të vetëdishëm dhe vaksinimi është rruga e vetme në këtë sfidë me Covid.

“Ato që janë të pavaksinuar përfundojnë në kthetrat e vdekjes dhe e gjithë familja i bie kokës me grushte. Ne po ndjekim me shumë vëmendje diskutimet me komitetin përkatës dhe duke parë se çfarë po ndodh përreth dhe do të vijë momenti që në Shqipëri nuk do të lejohen të pavaksinuarit. Kjo nuk është me detyrim por është ajo që po bën gjithë bota, ato që nuk duan që të vaksinohen nuk mund të kërcënojnë të tjetër. Studentët do të vaksinohen pasi nuk do të lejohen që të futen në universitet. Unë po flas për kartën e gjelbër të vaksinimit”, ka thënë Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!