Ministri i ri i Thesarit dhe i Financave në Turqi është emëruar Nureddin Nabati, duke zëvendësuar Lutfi Elvanin.
Elvan ka dhënë dorëheqjen mes trazirave në ekonominë turke gjatë javëve të fundit , kolapsit të ri të monedhës së saj dhe rritjes së mprehtë të inflacionit.
Nebat njihet si një person shumë i afërt me dhëndrin e Erdogan, Berat Albajrak dhe në kohen kur ai ishte ministër Nebat ishte zëvendes ministër.
Nureddin Nebati lindi në Sanliurfa Viranşehir më 1 janar 1964. Ai u diplomua nga Universiteti i Stambollit, Fakulteti i Shkencave Politike, Departamenti i Administratës Publike.
Ai ishte anëtar i Bordit drejtues të Dhomës së Tregtisë së Stambollit (ITO). Nebati, i cili aktualisht është anëtar i Komitetit të Lartë Konsultativ musİad, ka anëtarësime në Universitetin e Stambollit Fakulteti i Shkencave Politike Alumni Fondacioni dhe Shoqata dhe Shoqëria Shkencore e Shpërndarjes, Ensar, TÜGVA, Önder, Utesav./abcnews.al