Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar kundër udhëtimeve për shkak të përhapjes së variantit Omicron. Personat më të rrezikuar nga Covid, përfshirë personat mbi të 60-at, duhet të shtyjnë planet për të udhëtuar, tha OBSH në një deklaratë të martën pasi më shumë se 50 vende kanë ndërmarrë masa për të frenuar përhapjen e variantit të ri Omicron.
“Personat që janë më të rrezikuar ose që nuk janë vaksinuar plotësisht dhe janë më të rrezikuar për të zhvilluar sëmundje të rënda dhe për të vdekur, duke përfshirë personat mbi 60 vjeç e lart duhet të shtyjnë udhëtimet”, tha OBSH.
Varianti Omicron është përhapur me shpejtësi, duke rritur frikën se mund ti shpëtojë gjithashtu edhe mbrojtjes së vaksinave./abcnews.al