Merck njoftoi sot se pilula e saj kundër Covid ka të njëjtin efektivitet kundër çdo varianti të virusit. Pilula, e zhvilluar në bashkëpunim me Ridgeback Biotherapeutics, ka veti antivirale kundër mutacioneve të koronavirusit si Delta, tha Daria Hazuda, nënkryetare e Merck dhe drejtuese e sëmundjeve infektive dhe vaksinave.
Më 1 tetor, Merck kishte thënë se pilula e prodhuar nga kjo kompani zvogëlon për 50 për qind rrezikun për zhvillimin e simptomave të rënda, nëse ilaçi ,erret për pesë ditë./abcnews.al