U bënë prindër para një jave, ndahen çifti i njohur i showbiz-it

schedule08:08 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 08:08 - 1 Dhjetor, 2021

Çifti i njohur, Aaron Carter dhe Melanie Martin i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, vetëm disa ditë pasi ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale pas gati dy vitesh së bashku dhe një javë pas lindjes së djalit të tyre, Prince.

“Për shkak të arsyeve personale, Melanie Martin dhe unë kemi vendosur të ndajmë rrugët tona”, shkroi ai.

Carter, aludoi për “një gënjeshtër shumë të madhe”, por nuk dha detaje, vetëm vuri në dukje se ai besonte se Melanie “e kishte gënjyer gjatë gjithë kohës”.

“Unë nuk mund të derdh as një lot. Jam në tronditje të plotë. Unë nuk kam një familje tani. Unë u mashtrova dhe u gënjeva gjithashtu. Nuk mund ta besoj se ajo më tradhtoi në këtë mënyrë. Unë i dhashë asaj botën. Jam zemërthyer”, ka shkruar më tej./abcnews.al