Inter është duke këmbëngulur për të rinovuar me kroatin Marcelo Brozoviç.
Javën e kaluar Marotta tha se Inter është optimist për rinovimin e mesfushorit. Raportet e fundit mediatike italiane flasin se këtë javë do të ketë një takim midis Inter-it dhe avokatit të Brozoviç për të biseduar rreth rinovimit. Tek shtëpia zikaltër ka optimizëm për sa i përket rinovimit por një dyshim i vogël që konsiderohet si problem është paga e lartë që kërkon lojtari. Kroati kërkon rreth 7 milion euro minimalisht ndërsa Inter e ka çuar deri në 6,5 milion euro në sezon. Pra, 500 mijë euro mungojnë në tratativën për të nënshkruar një kontratë të re me të.
Gjithësesi, nga mediat angleze përflitet se Newcastle e dëshiron kroatin në ekipin e tyre. Klubi anglez është i gatshëm t’i ofrojë një pagë prej 7,5 milion euro në sezon./h.ll/abcnews.al