Shtyhet Tirana-Flamurtari

schedule18:16 - 23 Janar, 2019

schedule 18:16 - 23 Janar, 2019

Vetëm 25 minuta lojë mjaftuan në ndeshjen mes Tiranës dhe Flamurtarit e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Terreni i rënduar detyroi gjyqtarin të ndërpresë lojën. Ndeshja është caktuar për t’u zhvilluar këtë të enjte në orën 13:00.

Zgjati vetëm 25 minuta lojë, ndeshja e parë e 1/8 të Kupës së Shqipërisë mes skuadrës së Tiranës dhe Flamurtarit. Fusha e stadiumit “Selman Stërmasi” nuk ishte në gjendjen për të zhvilluar një ndeshje normale pasi qarkullimi i topit ishte tejet i vështirë. Gjyqtari i takimit, Kreshnik Bajramaj, i drejtoi skuadrat në dhomat e zhveshjes pasi ishte e pamundur të vazhdohej më tej. Pas ndërprerjes së lojës zyrtaret morën vendimin që ndeshja do të startojë këtë të enjte në orën 13:00 dhe nëse kushtet do të jenë të njëjta do të caktohet një datë tjetër për zhvillimin e këtij takimi.

Tirana shpërdoroi një mundësi të artë për të kaluar në avanatzh pasi në minutec e 10, Hoxhallari ndalet me faull dhe gjyqtari akordon 11 metërsh. Penalltinë e mori përsipër Edon Hasani, por Koliçi bëri mrekullinë duke mbajtur rrjetën e paprekur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!