Nga Erneta Shevroja
Një Parlament që ka miratuar të gjitha rezolutat që dënojnë krimet në të shkuarën, është e pafalshme të promovojë figurën e diktatorit Enver Hoxha, mendon Drejtuesja e Institutit, për Demokraci, Media dhe Kulturë, që si kauzë ka të mbaj gjallë kujtesën mbi vuajtjet që ka shkaktuar regjimi i kaluar në Shqipëri.
“Është e pafalshme që kemi rehabilitim të figurës së Enver Hoxhës. Provokim për shtresën e të përndjekurve.”
Studiuesja Jonila Godole shton dhe një arsye tjetër pse nuk duhet promovuar figura e diktatorit.
“Nuk ndodh në asnjë vend që ka kaluar diktaturën. Enver Hoxha është ndër figurat më të errëta të historisë së Shqipërisë.”
Sipas Jonila Godoles, shoqëria shqiptare është indiferente ndaj së kaluarës dhe pasoja është përsëritja e tij.
“Shoqëria shqiptare duhet ta kuptojë që në çastin që vazhdon me këtë lloj indiference ndaj mënyrës si trajtohet e shkuara, atëherë do të prodhojë regjime të ngjashme dhe liderë autoritarë.”
Ajo komentoi dhe nismën e Partisë Demokratike për dekomunistizimin, duke treguar dhe pikën fillestare nga ku duhet të nisë.
“Ligji duhet të ishte bërë përpara 30 vitesh. Dekomunistizimi përmes edukimit.” /abcnews.al/