Polemika të shumta ka sjellë ditët e fundit leximi online i veprës “Prefekti”, shkruar nga Besim Levonja me aktorët e Teatrit Kombëtar, nën regjinë e Spiro Dunit.
Këtë të martë i ftuar në studion e ABC Live, me gazetaren Juli Xhokaxhi regjisori Duni ka dhënë detaje në lidhje me këtë debat që ka përfshirë rrjetet sociale ku më i lakuar është emri i Arben Derhemit, në rolin kryesor.
Duni në fjalën e tij ka theksuar se risjellja në skenë e figurës së Qazim Mulletit është bërë me qëllim për të sjellë në vëmendje rolin që ai kishte në atë periudhë ku ka ndihmuar komunistët madje dhe vetë Enver Hoxhën.
Lexo edhe: “Prefekti” shkaktoi polemika në rrjet, reagon Arben Derhemi
“Në asnjë lloj mënyrë, Beni është duke i përjetuar shumë keq këto shkrime të nivelit më të ulët që bëhen në Facebook. Qazimi dhe Hajria janë njerëz të dashuruar me muzikën dhe me leximin, i vetmi gabim që ne kemi bërë është se kemi shkruar është kryevepra e Besim Levonjës, por është nga veprat më të mirënjohura të tij.
Ne e vërtetuam në historinë 45 vjeçare ferrin komunist dhe profecitë e tij, një ndër arsyet se pse unë e vë është se nëse ne duhet ti kërkojmë falje familjes Mulleti dhe gjithë të lënduarve nga ajo vepër nga ana ideologjike është rivënja e veprës dhe brezat që do të vijnë do të shikojnë një figurë të përmasave të mëdha siç është Qazim Mulleti dhe jo një hero kombëtar, pasi ai nuk është i tillë.
Ai ka ndihmuar komunistët konkretisht dhe Enver Hoxhën dhe e ka shpëtuar dy tre herë nga kunati i tij dhe Kajo Karajfilin që unë e quaj Bajo trëndafili te leximi, i cili e ka ndihmuar dy herë që të mos kapet nga italianët.
Ai është armiku i bolshevizmit sovjetik që solli dhe fatin e keq në Shqipëri. Personaliteti i tij është fill e këput, por kjo s’do të thotë se ai nuk ka vese, ai nuk është hero, por që është një figurë multidimensionale është krim të mos e sjellim në skenë të riparë ndryshe”, tha ai.
Ndërkohë sa i përket ndonjë reagimi apo kontakti me familjarët e familjes Mulleti, regjisori është shprehur se për të dhënë detaje në lidhje me këtë çështje ai ka zgjedhur ABC dhe nuk do të merret me atë se çfarë shkruajnë në Facebook.
“Zgjodha kanalin tuaj për të dhënë detaje në lidhje me këtë, dhe keqardhje është për Ben Derhenin dhe Flaurën që e kam në shtëpi dhe që duket sikur do të thotë pse e more përsipër këtë, por jo për fjalët e ulëta që lexoj aty, unë vetë nuk kam Facebook dhe jam armik i tij pasi jam i të parit në sy dhe për të marrët nuk më intereson aspak se çfarë thonë”, ka thënë ai ndër të tjera. /abcnews.al