Reshjet e dendura të shiut, ARRSH: Këto janë disa prej akseve problematike

schedule17:29 - 29 Nëntor, 2021

schedule 17:29 - 29 Nëntor, 2021

Reshjet intensive  të  shiut dhe borës kanë shkaktuar probleme nw qarkullim si dhe bllokim në disa akse rrugore rrugore nw vend .Autoriteti Rrugor Shqiptar  bën me dije se  moti i keq ka shkaktuar   rënie gurësh, drurë, si dhe materiale inerte në rrugë. Disa prej akseve më problematike janë:

Bajram Curri–Valbonë

Kukës–Ura e Zapodit

Kukës–Bushtricë

 Elbasan-Gjinar

 Librazhd-Steblevë

 Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi

 Librazhd–Përrenjas

Elbasan–Qafë Thanë dhe Llogaraja.

Rënie inertesh në rrugë ka pasur edhe në Kukës ku tashmë kanë nisur edhe reshjet e para të borës. Probleme janë konstatuar në Novosej, Shishtavec, Borje e Topojan. Prefekti i Kukësit thekson se janë marrë masat për të shmangur bllokimin e qarkullimit në këtë qark .

Bora ka nisur edhe në Dardhë. Ndërsa mjetet borëpastruese kanë filluar shpërndarjen e kripës për të shmangur problemet në qarkullim.

Përmbytje, erozion dhe bllokim rrugësh janë konstatuar edhe në Polis të Librazhdit. Prurjet e shumta të Lumit Gostimë kanë shkaktuar rrëshqitje të rrugës duke shkaktuar bllokimin e  fshatrave Polis Sheh dhe Fushë Bullë. Banorët ankohen se kanë mbetur të bllokuar

Moti i keq përgjatë natës ka krijuar probleme edhe në Bashkinë e Gjirokastrës. Dalja nga shtrati i përroit të Lënxës ka krijuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të  fshatit Lazarat.

Më problematike  situata paraqitet në  aksin rural Kolonjë-Golem ku inertet e rena nga lartësitë si pasoje e shirave, kanë krijuar bllokimin e rrugës. Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!