FIFA-n do të zbatojë një teknologji të re për zbulimin gjysmëautomatik të pozicionit jashtë loje. Prova e parë do të bëhet nesër në Kupën Arabe që do të fillojë në Katar.
Johannes Holzmüller, Drejtor i Teknologjisë dhe Inovacionit të Futbollit të FIFA-s, shpjegoi se do të vendoset një kamerë në kulmin e secilit stadium. Të dhënat e nxjerra nga kamera do i dërgohen automatikisht dhomës së VAR-it e cila do të nxjerrë një konkludim të saktë në kohë reale. Pierluigi Collina, drejtor aktual i arbitrave të FIFA-s, tha se këto teste gjysmë të automatizuara të zbulimit të pozicionit jashtë loje janë “më të rëndësishmet deri më tani”.
Megjithatë, ish-arbitri i njohur italian sqaroi se objektivi i kësaj teknologjie është të ndihmojë gjyqtarët dhe se vendimi mbetet në “duart e tyre”. Teknologjia e re për pozicion jashtë loje do të testohet për 3 javë në Katar në turneun ku do të marrin pjesë 16 ekipe nga bota arabe./h.ll/abcnews.al