Shumica e shoferëve nuk konsumojnë alkool kur ndërmarrin udhëtime të gjata për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm. Por ajo që nuk marrin parasysh është lodhja dhe përgjumja, duke mbivlerësuar kështu qëndrueshmërinë e tyre. Më poshtë janë renditur disa këshilla për të qëndruar zgjuar në timon.
- Sigurohuni që të pushoni mjaftueshëm përpara një udhëtimi të gjatë.
- Kur planifikoni një udhëtim, duhet të përfshini pushime 15-minutëshe për çdo dy orë vozitje të vazhdueshme.
- Në rast se filloni të keni përgjumje, ndaloni sa më shpejt të jetë e mundur në një vend të sigurt në një rrugë anësore.
- Pini dy kafe ose pije energjike me përmbajtje të lartë kafeine dhe lëreni të kalojë pak kohë derisa kafeina të “funksionojë”.
- Shmangni udhëtimet e gjata pas mesnatës dhe mesditës, pasi gjatë këtyre orëve vigjilenca e trupit ulet.
- Nëse është e mundur, qëndroni gjithmonë me një “bashkë-shofer” me vete për të ndarë itinerarin.
- Shmangni vaktet e mëdha përpara një udhëtimi. Procesi i tretjes do të ngadalësojë reflekset tuaja dhe do të sjellë përgjumje. /abcnews.al