Analisti Ermal Hasimja i ftuar në “Mbrëmje Ide” ka folur rreth protestave që ka paralajmëruar opozita, për protestën e studentëve por edhe për ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Përsa i përket protestave që pritet të organizojë opozita, analisti është shprehur se Rama nuk mund të rrëzohet me revoltë popullore përkundrazi sipas tij mund të forcohet.
“Tani opozitës i duhet të organizojë diçka sepse ka një presion të brendshëm nga vetë PD. Ka një kategori që duan të bëjnë një opozitë agresive dhe pse jo edhe me pak dhunë. PD nuk është se ka pasur protesta të dhunshme. Një pjesë e PD kërkon agresivitet që opozita të bëhet më e dunshme. Elektorati gri është i neveritur nga politika. Këto njerëz nuk mund t’i tërheqësh me agresivitet dhe me protesta. Ata tërhiqen duke u përçuar besim. Edi Rama nuk mund të rrëzohet me protesta, përkundrazi edhe mund të forcohet. Ai rrëzohet duke i vënë përballë njerëz me integritet. Opozita ka njerëz me integritet dhe ka njerëz që nuk ngjallin shpresë tek shqiptarët. Vënia e njerëzve me integritet në sipërfaqe do të ngjallte shpresë tek shqiptarët. Sa më tepër që një qeveri e ndjejë se nuk është e kërcënuar nga rezultati i zgjedhjeve aq më tepër agresive bëhet. Por është e qarët se nëse gjërat nuk përmirësohen përmes votës diku revolta do të shpërthejë dhe uroj të mos ndodhë si në ’97”.
Ndërsa përsa i përket protestës së studentëve ai tha se nuk e kupton pse Rama nuk e ka hequr ende Ligjin e Arsimit të Lartë.
“Unë nuk e kuptoj shumë mirë pse Rama nuk e ka hequr Ligjin e Arsimit të Lartë, aq më tepër ai nuk është autor i të njëtit ligj. Nga njëra anë studentët kanë dashur të ruajnë eksklizivitetin e kërkesave të tyre. Ata nuk kanë pranuar që të përfaqësojnë kërkesat dhe pakënaqësite e shtresave të tjera të popullsisë. Kemi një kategoti të madhe njerëzish që janë të kontraktuar nga sistemi dhe kanë nënshkruar kontratë me djallin. Ata janë të varuar nga partitë nga njëra ose tjetra sepse ata kanë nënshkruar kontratën e jetës me to për një vend pune. Ka nga ana tjetër edhe nga ata që e shesin votën. Por po t’i mbledhën këta janë shumë. Por ka dhe një pjesë që duan t’i mbajë larg duar nga politika dhe e kanë më të lehtë që të emigrojnë sesa të rrinë dhe të merren me politikën”.
“Rama po luan me ekipn shpresa”, i këtij mednimi është analisti kur flet për ndryshimet në sistemin qeveritar.
“Nuk është se kam ndryshuar mendian dhe nuk i ka parë protagonistë ministrat e rinj. Nuk ka ndryshuar akoma ndonjë gjë dhe na duhet të presim. Por ajo që shikohet është besnikëria e drejtpërdrejtë që kanë ata ndaj liderit. Nga ky aspek nuk do të kemi ndonjë protagonizëm të madh të ministrave”./abcnews.al