Kukësi dhe Egnatias po luajnë mes tyre ndeshjen e javës së 10-të të superiores në stadiumin e Laçit.
Minutat e para të ndeshjes janë të mira për skuadrën e Kukësit e cila në 11′ verilindorët realizojnë golin e avantazhit me Edi Bashën, por kryesori Myrtja akordon goditje dënimi në sulm, pasi lojtari i Kukësit ka shkaktuar faull.
Edhe në minutën e 16 skuadra e Diego Longos i ofrohet përsëri golit, këtë herë me Milunovic që shikon sferën të kalojë ngjitur me shtyllën pas një devijimi të topit.
Skuadra e Kuëksit po kërkon me ngulm edhe golin e avantazhit dhe vetëm sulmon skuadrën e Gugash Maganit, e cila ia del të mbrojë portën e saj, nga sulmuesit e verilindorëve.
40′ I pafat përsëri Luka Milunovic, sulmuesi i Kukësit provon nga distanca, por goditja e tij ndalet nga traversa me portierin Puja që ishte i mposhtur në ato momente.
Minutat e tjera nuk prodhuan asnjë gol me skuadrat që shkojnë në dhomat e zhveshjes na barazim 0-0. /f.a/abcnews.al