Berat Gjimshiti ka marrë vlerësime mjaft të larta pas fitores që Atalanta arriti kundër Juventusit në transfertë.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është vlerësuar me notën 8 na “Corriere dello Sport: dhe jo vetëm për asistin e golit të dhënë për Duvan Zapata.
Në artikullin e gazetës italiane veçohet mënyra se si Gjimshiti ka mbrojtur, duke u shkuar shumë lart kundërshtarëve.
Gjithashtu vihen në dukje dy mbyllje të aksioneve sulmuese të Juventusit, që vlerësohen njëlloj si asisti i dhënë. / abcnews.al