Java e dhjetë e Abissnet Superiore mbyllet me dy ndeshje interesante, që janë në plan të luhen në Elbasan dhe Laç duke nisur nga ora 13:45.
Kukësi është frymëzuar nga barazimi i Tiranës dhe sot në ndeshjen kundër Egnatias në Laç do të bëjë gjithçka për të marrë tre pikët që e bëjnë diferencën me Tiranën një pikë.
Sigurisht Egnatia do tentojë të bëjë rezistencë dhe të luftojë edhe për fitore, pasi në Kupën e Shqipërisë i ka eliminuar verilindorët.
Dinamo nga ana tjetër nuk ka rrugëdalje kundër Kastriotit të vendit të fundit. Blutë duhet me çdo kusht ta fitojnë ndeshjen e sotme në Elbasan kundër krutanëve, që gjithashtu duan pikë mbijetese. / abcnews.al