82 viktima dhe mbi 5800 raste të reja me COVID në Greqi, 641 të intubuar

schedule17:20 - 27 Nëntor, 2021

schedule 17:20 - 27 Nëntor, 2021

Sot në Greqi janë shënuar 82 humbje jete si pasojë e COVID-19. Shifrat e infektimeve vijojnë që të jenë tejet të larta, teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar 5870 raste me COVID-19.

Në intubim janë 641 pacientë që vijojnë luftën me sëmundjen që deri tani ka marrë miliona jetë në botë.

Rekordi i rasteve me COVID në Greqi është shënuar në datë 9 nëntor të këtij viti, 8613 të infektuar brenda 24 orëve.

Numri më i madh i vdekjeve nga virusi në një periudhë 24-orëshe është shënuar më 28 nëntor 2020, ku humbën jetën 121 pacientë.

Greqia ka shtrënguar masat për të pavaksinuarit, por rastet janë ende të larta./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!