Një hekurudhë në Kroaci është bërë virale në rrjet për shkak të formës së saj të pazakontë. Ajo konsiderohet si “Hekurudha e dehur” edhe arsyeja është mjaft e kuptueshme në rast se shikoni videon e mëposhtme.
Hekurudha Lupoglav-Shtali, e vendosur në rrëzë të Uçkës dhe në grykëderdhjen e lumit Rasha vizitohet nga një numër i madh turistësh. Ajo ka marrë formën e pjerrët për shkak të terrenit dhe shembjeve që ka pësuar në vitet e fundit, duke përkulur shinat.