Përurohet në Tuz stacioni i përbashkët hekurudhor Shqipëri-Mal i Zi

schedule14:48 - 20 Nëntor, 2017

schedule 14:48 - 20 Nëntor, 2017

Tashmë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka një stacion të përbashkët hekurudhor. Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri mori pjesë në inaugurimin e këtij stacioni në Tuz, i cili është i pari i këtij lloji në rajon.

Është inauguruar stacioni i përbashkët hekurudhor mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Në ceremoni ishte ministri i infrastrkuturës dhe energjisë Damian Gjiknuri, i cili vizitoi pikat e kontrollit kufitar në Tuz ku funksionon edhe dogana e policia.

Hapja e stacionit të përbashkët është vlerësuar si një sukses i përbashkët i palës shqiptare dhe malazeze, si modeli i vetëm në rajon, i cili duhet të ndiqet si shembull nga të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor./abcnews.al

https://youtu.be/zL7Fyx7J4SE