Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 6,602 raste të reja me koronavirus.
Në raportimin ditor të rasteve, ministria e shëndetësisë në vend njoftoi se si pasojë e koronavirusit nuk mundën që të mbijetonin 86 qytetarë. Në total, numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 17,779, prej të cilëve 95.4% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.
Sa i përket të infektuarve për sot, 14 u identifikuan në pikat hyrëse të vendit ndërsa totali që nga konfirmimi i rastit të parë shkon në 914,824. Nga numri total i të infektuarve, 50.6% janë burra. /abcnews.al/