Në konferencën e përbashkët të kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, Albin Kurti është pyetur edhe për faktin nëse stafi i tij do ta konsiderojë si të rëndësishme këtë mbledhje, pasi në atë të fundit nuk postuan foto në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë së Kosovës kërkoi që stafi i tij të jetë më aktiv edhe në fushën virtuale, teksa shprehu optimizmin për marrëveshjet e arritura që do të çohen edhe më tej.
“Ka pasur ngecje, por ne vetëm sa na entuziazmojë për tri tejkaluar. Kudo që konstatoni lehtësime apo defekte kjo është një thirrje për të punuar më shumë. Kjo mbledhje është e shtata, por është mbledhja me një koordinator të sekretariatit të përbashkët, që për shkak të punës sonë nuk duhet të konsiderohet fajtori por meritori.
Do të kërkoj nga stafi im të jetë edhe më aktiv edhe në fushën virtuale, por sidomos edhe në punë praktike. Për të gjithë neve ka shumë detyra drejt realizimit të kësaj marrëveshje, kjo kurrësesi nuk duhet të interpretohet si qilim i gabuar. Jam optimist për çfarë po bëjmë, dhe besoj viti i ardhshëm do të jetë ai që do të shihet se interesat e qytetarëve janë shndërruar në detyrë. Do të kemi kritika edhe për më shumë punë, por kurrë për pesimizëm”, u shpreh Kurti. g.v/abcnews.al