Stefano Pioli e ka stërmerituar kontratën e re me Milanin. Trajneri është shfaqur ditën e sotme në Casa Milan për të nënshkruar marrëveshjen.
Së shpejti pritet të vijë edhe zyrtarizimi nga Milani. Pioli do të nënshkruarë deri më 30 qershor 2023 dhe në marrëveshje do të ketë edhe një opsion për ta zgjatur bashkëpunimin edhe për një vit.
Paga e re e Piolit do të jetë 3.5 milion euro dhe me gjithë bonuse mund të kapë shifrën e 4 milion eurove, dyfish nga paga aktuale. / abcnews.al

