Kukësi do të luajë të dielën prej orës 13:45 kundër Egantias. Verilindorët kanë përcaktuar stadiumin që do të jetë shtëpia e tyre këtë herë.
Skuadra e Diego Longo do të luajë në stadiumin e Laçit, për herë të parë si pritës.
Fillimisht u mendua që të luhej sërish në “Loro Boriçi” dhe ndeshja të shtyhej për të hënën, por në momentet e fundit u gjet zgjidhja dhe ndeshja u zhvendos në Laç. / abcnews.al