Eliminimi i Italisë nga Rusi 2018, jep dorëheqjen Presidenti i Federatës Tavechio

schedule14:10 - 20 Nëntor, 2017

schedule 14:10 - 20 Nëntor, 2017

Dhe pse kishte këmbëngulur se eliminimi i kombëtares italiane të futbollit nga Rusi 2018 ishte përgjegjësi e trajnerit Ventura, Tavekio ka dhënë dorëheqjen. Presidenti i Federatës italiane të Futbollit nuk ka dashur të përballet me debate në këshillin federal të zgjatur 15 minuta, dhe pavarësisht se votimi vendosi që ai të qëndronte, Tavekio zgjodhi largimin

Pas eliminimit të kombëtares italiane të futbollit nga botërori i 2018-ës, në intervistat për mediat vendase ai rrëfente me lot në sy se kishte ditë që nuk flinte pasi Venturën e zgjodhi ai si trajner të katër herë kampione të botës. Axurrët për herë të parë pas 59 vitesh do e shohin kampionatin botëror të futbollit si spektatorë./abcnews.al