I kanë ndarë territoret? Balla mungon në Elbasan, Gjiknuri: Mos më bëni më kështu pyetjesh

schedule11:42 - 25 Nëntor, 2021

schedule 11:42 - 25 Nëntor, 2021

Për herë të parë në vitet e fundit, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla mungon në festën e përvjetorit të pavarësisë së Elbasanit.

Kjo rrëmbeu edhe vëmendjen e gazetarëve të cilët kanë pyetur numri 2 të PS Damian Gjiknuri i cili zuri vendin e Ballës si drejtues politik i qarkut të Elbasanit.

Gazetarja: Është ky një mesazh që nuk ka më punë me Elbasanin që ky tashmë është territori i Gjiknurit?

Gjiknuri: Pyeteni zoti Ballën për këtë, mos më bëni më pyetje të tilla

Gjiknuri deklaroi se kjo ditë e veçantë reflekton kontributin e Elbasanit në historinë e Shqipërisë.

“Urimi më i mirë për qytetarët e Elbasanit për faktin se për këtë ditë përkujtimore të ngritjes së flamurit është ditë e rëndësishme për të gjithë Shqipërinë dhe reflekton kontributin e Elbasanit për historinë e Shqipërisë”, tha Gjiknuri.

m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!