Në “Radarin Informativ”, gazetarja e ABC, Linda Karadaku duke folur për takimin e iniciativës “Open Ballkan” në Serbi, është shprehur se ka një mundësi që nisma të funksionojë. E para që vendet aktualisht anëtare të bindin tre vendet e tjera që të funksionojë, ose në të kundërt nisma nuk do të shkojë ashtu siç Rama, Vuçiç e Zaev presin.
“Ka qenë nga ato herë ku është deklaruar qartë qëndrimi i SHBA. E para mundësia që këto tre shtete të binden tre shtete e tjera që të bëhen pjesë. Mundësia tjetër është që të mos shkojë ashtu siç presin udhëheqësit. Por ajo që kryeministri tha Rama është se do vazhdohet në këtë rrugë dhe kur të provohet se është një nismë që u shkon për mbarë qytetarëve vende e tjera do u bashkëngjiten.” tha gazetarja.
Më tej Karadaku shtoi se Open Ballkan po ecën me hapa konkret. Është folur me mekanizmat si një Banke Rajonale të zhvillimit apo një autoriteti doganor. Apo softuer i të dhënave të mallrave. Po flitet për mekanizma konkret. Të tre shtete po ecin për të ndërtuar këtë projekt.
Kujtojmë i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po ashtu theksoi se nëse në iniciativën “Balkani i Hapur” (Open Ballkan) nuk përfshihen që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ajo nuk do të funksionojë.
Gjatë një adresimi online që kishte në konferencën për “Ballkanin e Hapur” që u mbajt në Kuvendin e Serbisë, Escobar tha se iniciativat rajonale duhet të jenë barabartë të hapura për të gjitha shtetet.
Iniciativa për bashkëpunim “Ballkani i Hapur” përfshin Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe parasheh lirinë e lëvizjes së mallrave, kapitalit, shërbimeve e njerëzve mes këtyre tre shteteve.
Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë e “Ballkanit të Hapur”.
Escobar paralajmëroi që në mesin e sfidave të “Ballkanit të Hapur” mbesin kontrolli i kufijve pas hapjes së tyre, ulja e korrupsionit dhe ulja e kontrollit shtetëror në ekonomi.
Gazetarja Linda Karadaku ka shtuar mes të tjerash se presidenti i Serbisë mungoi sot në takimin e “Open Ballkan” pasi kishte një takim tjetër në Moskë.
“Vuçiç sot ishte në Moskë dhe jo në takim. Është diçka që nuk ikën pa e kuptuar. Escobar tha se Vuçiç nuk është për shkak të një axhende të paracaktuar dhe nuk u fol më. Por ndjehej mungesa e Vuçiçi.” Tha gazetarja.
Nga ana tjetër kryeministrja e Serbisë Bërnabiç kishte deklarata interesante ku vlerësoi nismën dhe tha që është me rëndësi të vazhdojë pasi Serbia ka shumë për të humbur.
“Pra ekonomia serbe është në ekspansion. Qoftë për nivelin për të ulur papunësinë. Apo për degë të tjera të ekonomisë. Është më e interesuara për këtë nismë. Serbia ka nevojë në fakt për këtë dhe do të jetë përfituesja më e madhe për këtë nismë.” /abcnews.al/