Këngëtari i njohur, Alban Ramosaj ka gati albumin e tij të parë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram, ku është shprehur mjaft entuziast.
Albani ka theksuar se sot për të është një ditë e shënuar pasi ka përzgjedhur për vete 20 këngë nga 164 demo që i ka shkruar për albumin e tij të parë.
“Që nga periudha e Këngës Magjike dhe publikimit të këngës #Shpirto e der’ më sot kam qenë i rezervuar me publikimin e këngëve të reja- Me arsye! Ju premtoj.
Ndaj me gëzim dhe entuzjazëm faktin që sot shënon dita ku kam përzgjedhur për vete 20 nga 164 këngë e demo që shkrova për t’ja përveshur punës drejt gdhëndjes së drum roll… Albumit tim të parë!! -i cili do të jetë i mbushur me këngë Shqip, Anglisht, (madje dhe gjuhë të tjera, por të mbeten surprizë këto) ritmike, balada, bashkëpunime të ndryshme me DJ, këngëtarë/(e) shumë të dashur për ju si dhe të rinj.
Së bashku do qeshim e do qajmë, do kërcejmë e do ulemi ne mendime e do lundrojmë nepër kujtime…
Nuk supozohesha të indikoja asnjë informatë mbi ktë gjë sepse akoma nuk kam një ditë kur do të publikohet krahas kësaj mundohem ti qëndroj besnik shprehjes “Work in silence and let actions speak” e mbi të gjitha ngaqë jam në fillim të strukturimit të projektit, por ata që jan të afërmit e mi e dinë që s’më mban barku asgjë për vete, sidomos lajme të tilla.
Ju do Albani fort, dhe der’ sa të publikohet Albumi, se mos lançoj ndonjë kënge e klip tek-ktu, nuk i prish punë ‘kujt, apo jo? ? 2022LetsGo”, ka shkruar këngëtari.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Albani u shpall fitues i Këngës Magjike 2021 me këngën e “Thikat e mia”./abcnews.al