Kraja kundër që vettingu të kryhet nga SPAK, Alibeaj: E kuptojmë mbingarkesën, shtoni stafin

schedule16:39 - 24 Nëntor, 2021

schedule 16:39 - 24 Nëntor, 2021

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shpreh kundër kërkesës së Partisë Demokratike që procesi i vettingut në politikë të kryhet nga SPAK.

I thirrur në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, Arben Kraja tha se do të ishte mbingarkesë për SPAK kjo procedurë. Gjatë diskutimeve, Enkelejd Alibeaj theksoi se e mirëkupton, por kjo gjë zgjidhet nëse shtohet stafi.

Lexo edhe: Vettingu në politikë, Arben Kraja: I papërshtatshëm të kryhet nga SPAK

Pjesë nga diskutimet:

Enkelejd Alibeaj: Një problem mund të jetë mungesë e stafit, por edhe ndoshta mbështetjes buxhetore. Nëse nuk do të ishte as kjo, logjikisht do të binim në përfundimin që është mungesë dëshire. Lidhur me konstatimet që bëra dhe me ca të dhëna, do të doja një koment tuajin

Arben Kraja: Pjesa e ligjit anti-mafia nuk është administrative se është goditje e pasurive që i referohet kodit të procedurës penale. Nga pikëpamja e komisionit të vettingut për verifikimin e punonjësve tanë, komisioni përbëhet nga tre vetë, është një procedurë mbingarkese. Pjesa e monitorimit të vazhdueshëm. Problemi i monitorimit ka disa problematika, aty është një numër i jashtëzakonshëm subjektesh që duhet monitoruar. Patjetër korniza ligjore e parashikon, ajo që thashë është se ne po mbingarkohemi me punë të tjera duke mos u fokusuar te ndjekja penale.

Enkelejd Alibeaj: E kuptoj. Shqetësimi juaj për mbingarkesë është për shkak të nevojës për ta bërë punën me cilësi. Nuk e mora përgjigjen sesa është numri i subjekteve që hetoni.

Arben Kraja: Mund të shkojë deri te 200 punonjës në total, shto edhe familjarë të afërm.

Enkelejd Alibeaj: Sipas përllogaritjes së vettingut numri i subjekteve që do t’i nënshtrohen janë 140 deputet, sa ministra janë, 160 plus 60 kryetarë bashkie, sipas një përllogaritje numri i subjekteve të vettigut në politikë është i njëjtë me vettingun që ju bëni. Të mirëkuptoj me faktin që nuk keni staf dhe jeni të mbingarkuar. Amendamentet kushtetuese e kanë marrë parasysh. Besoj i keni parë që të dedikuar për këtë çështje mund të jenë aq prokurorë sa është e nevojshme. Do të thotë që përderisa ky është një institucion kushtetues dhe për sa kohë që numri i prokurorëve të SPAK përcakton që minimumi do të jenë 10, por maksimumi mund të jenë sa më shumë është e mundshme që nga tre ti bëjmë 13 prokurorë. Nëse bëhen 23 dhe buxhet të mjaftueshëm dhe me staf besoj që ju e keni vuajtur me ata 200 e ca subjekte, por nëse nga tre bëhen 23 këta 200 subjekte të tjera, cilësisht nuk ndryshon asgjë. Është vetëm çështje njerëzish që është e arsyeshme ta kërkosh. Për ta çuar dhe vozitur përpara të gjithë lëtë proces duhen më shumë njerëz.

g.v/abcnews.al