Ligjvënësit në Itali po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së masave të reja kundër koronavirusit që do të kufizojnë më tej personat e pavaksinuar.
Qeveria e Mario Draghi-t diskuton sot detaje rreth asaj që do të quhet “super green pass” për personat e pavaksinuar.
Me masat e reja, pritet që të lejohen të futen në ambiente të mbyllura si kinema apo teatro vetëm ata qytetarë që mund të paraqesin prova se janë të vaksinuar. Ndërsa sa i përket punonjësve, ata do të lejohen të shkojnë në punë edhe nëse janë të pavaksinuar, por duhet të paraqesin një test negativ fillimisht.
Qeveritë e shteteve rreth e qark Evropës po shqyrtojnë mundësi e vendosjes së masave më të ashpra kufizuese ndërsa numri i rasteve pëson një rritje në kontinent. Austria për shembull ka vendosur një karantinë të plotë. /abcnews.al/