“Squid Game” është seriali më i ndjekur i momentit dhe më influencuesi në botë. Kjo ka bërë që një student i Koresë së Veriut do të ekzekutohet pasi ka sjellë në mënyrë ilegale një kopje të serialit.
Ai ua shiti kopjet disa njerëzve, duke përfshirë edhe studentët e tjerë dhe si pasojë u kap nga shërbimet e mbikëqyrjes së vendit. Tani do të ekzekutohet me pushkatim, një nga metodat e zymta me të cilën vriten edhe personazhet në serial.
Lidhur me këtë situatë janë kryer arrestime në provincën veriore të vendit.
Koreja e Veriut ka një rregull të rreptë për ndalimin e materialeve nga Perëndimi dhe Koreja e Jugut në vend, ndërkohë zyrtarët po kryejnë kontrolle në shkollën e studentëve.
Disa mësues thuhet se janë pushuar nga puna ose mund të dëbohen për të punuar në miniera të largëta si ndëshkim./abcnews.al