Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Priten 2 milion të vdekur deri në mars, OBSH thirrje Europës: Bëjini vaksinat të detyrueshme!

schedule15:21 - 24 Nëntor, 2021

schedule 15:21 - 24 Nëntor, 2021

Kreu i  Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka bërë thirrje vendeve europiane të bëjnë të detyrueshëm vaksinim kundër Covid-19. Ky vendim vjen pasi komisioneri i turizmit së Gjermanisë, Thomas Bareiss, tha se vaksinimi pritetj të bëhej i detyrueshëm në vend. Austria planifikon ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin nga shkurti.

Europa është tashmë kontinenti me numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave.  OBSH gjithashtu ka paralajmëruar se nëse vendet nuk marrin masa, Europa do të regjistrojë 2 milion viktima deri në mars.

LEXO: OBSH: Europa mund të regjistrojë 2 milion të vdekur nga koronavirusi deri në mars

Nga ana tjetër, kritikët thonë se vaksinimi është një zgjedhje që prek pjesën tjetër të shoqërisë pasi zgjedhja e një personi për të mos u vaksinuar  mund të dëmtojë personin në fjalë dhe të tjerët përreth.  Ekspertët thanë se kjo varet nga faktorë që përfshijnë ashpërsinë e sëmundjes, efektivitetin dhe sigurinë e vaksinës, si dhe konsideratat sociale, kulturore dhe politike.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!