Aksioni i IKMT te Pylli i Sodës në Vlorë, do shemben 40 objekte

schedule11:53 - 24 Nëntor, 2021

schedule 11:53 - 24 Nëntor, 2021

40 janë objektet e planifikuara për t’u shembur deri në fund nga aksioni i IKMT në zonën ranore dhe në brendesi të pyllit të Sodës.

Aksioni do të vijojë deri në lirimin e plotë të këtyre hapësirave ranore në kuadër të pastrimit të plazheve dhe zonës së pyllit. IKMT kërkon bashkëpunimin e bashkisë së Vlorës për heqjen e inerteve.

Operacioni “Bregdeti Ynë” nisi në muajin qershor dhe po vijon në disa zona bregdetare. Janë shembur qindra objekte pa leje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit, janë vendosur qindra milionë gjoba ndaj subjekteve dhe shumë persona po ndiqen penalisht. IKMT do të shembë gjithashtu ndërtimet pa leje edhe në zonat e mbrojtura, si dhe ato përgjatë akseve rrugore kombëtare.