Dusan Vlahovic është objektivi kryesor i Juventusit. Gazzetta Dello Sport raporton në numrin e sotëm se bardhezinjtë janë gati të ofrojnë 50 milion euro që në jaanr për serbin.
Fiorentina nga ana tjetër dëshiron që ta shesë jashtë Italisë goleadorin e saj, që ka kontratë deri më 30 qershor 2023.
Juventusi nga ana tjetër nuk e ka bërë kot këtë lëvizje, pasi e di dëshirën e Vlahovic për të qëndruar në Serie A.
Gjithsesi Fiorentina kërkon 70 milion euro për kartonin e sulmuesit, i cili e ka ndarë mendjen dhe nuk do të rinovojë kontratën me klubin vjollcë. / abcnews.al