E premtja e zezë: Çfarë duhet të dini për uljen e çmimeve

schedule10:40 - 24 Nëntor, 2021

schedule 10:40 - 24 Nëntor, 2021

Ne jemi njerëz dhe nga natyra na pëlqen një ofertë e mirë dhe në momentin që gjejmë një artikull me ofertë sigurisht ndihemi me fat. Megjithatë, sipas një analize “Magjia e Premtes së Zezë” është më shumë një iluzion, shkruan BBC

Më shumë se 90% e ofertave të “Black Friday” ishin me të njëjtin çmim ose më të lira në gjashtë muajt përpara eventit të madh të uljes së çmimeve vitin e kaluar. Shoqata e konsumatorëve u tha blerësve që të siguroheshin që zbritjet të ishin “të vërteta”.

Gjetjet e tyre zbuluan:

99.5% e produkteve ishin më të lira ose me të njëjtin çmim gjatë vitit

92% e produkteve ishin më të lira ose me të njëjtin çmim në gjashtë muajt para të Premtes së Zezë

98.5% e produkteve ishin më të lira ose me të njëjtin çmim në gjashtë muajt pas së Premtes së Zezë

Sipas shoqatës, 184 nga 201 artikuj nga gjashtë shitës me pakicë, të cilët përfshinin Amazon dhe John Lewis, ishin me çmim të njëjtë ose më të lirë përpara “Black Friday” në 2020. Katherine Hart, pjesë e Institutit të Standardeve të Tregtisë Chartered, analizoi artikujt nga Amazon, AO, Argos, Currys, John Lewis dhe Richer Sounds duke parë çmimet e ofruara nga kompanitë çdo ditë gjatë gjashtë muajve para dhe pas “BlackFriday” të vitit 2020.

Ajo tha që njerëzit duhet të bëjnë kërkime para se të blejnë diçka.

“Merrni kohë për të identifikuar produktet që dëshironi me të vërtetë të blini dhe kontrolloni çmimet,” tha ajo, pasi ofertat shpesh janë iluzione.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!