Çfarë duhet të hani në mëngjes për një bark të sheshtë

schedule07:32 - 24 Nëntor, 2021

schedule 07:32 - 24 Nëntor, 2021

Ndonjëherë kur përpiqeni të keni një bark të sheshtë, mund të mendoni se anashkalimi i vakteve mund t’ju ndihmojë. Megjithatë, mëngjesi nuk është i rëndësishëm vetëm për shëndetin e përgjithshëm, por dhe për metabolizmin.

Disa nga ushqimet më të mira që duhet të zgjidhni për mëngjes përfshijnë sasi të larta fibrash dhe proteinash, të cilat janë të rëndësishme për menaxhimin e shëndetshëm të peshës.

Bollguri

Bollguri është një nga ushqimet më të mira që mund të hani për të pasur një bark më të sheshtë. Duke konsumuar tërshërë jmerrni fibra, e cila është e nevojshme jo vetëm për shëndetin e zemrës, por edhe për tretjen. Kur tretja është normale, barku do të bëhet gjithnjë e më i sheshtë.

Vezët

Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave të plota, të cilat do të ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak në mëngjes. Vezët e përziera me disa perime të pasura me fibra janë ideale për barkun e sheshtë që po synoni.

Kosi

Kosi është një ushqim i lehtë që mund ta përgatisni shpejt, është jashtëzakonisht i shijshëm dhe më e rëndësishmja… është i pasur me proteina pa yndyrë. Në fakt, studimet kanë treguar se ata që konsumojnë rregullisht kos priren të peshojnë më pak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!