Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OBSH: Nënshkruhet marrëveshja për teste serologjike falas në vendet e varfra

schedule15:35 - 23 Nëntor, 2021

schedule 15:35 - 23 Nëntor, 2021

Sipas një njoftimi të OKB-së, vendet e varfra dhe me të ardhura të mesme do të kenë tashmë një licensë globale për testet serologjike, sipas një marrëveshjeje për të rritur prodhimin.

Katër testet ekzistuese, për të zbuluar praninë e antitrupave të SARS-CoV-2  që zhvillohen pas infeksionit ose një doze vaksine, mund të ofrojnë gjithashtu bazën për vendime në lidhje me nevojën për doza përforcuese. Marrëveshja, e nënshkruar nga Këshilli Kombëtar i Kërkimit Spanjoll (Consejo Superior de Investigationes Cientificas – CSIC) është licenca e parë e testimit që nënshkruhet nga organizata e tij.

“Qëllimi i licencës është të lehtësojë ndërtimin dhe komercializimin e shpejtë të testeve serologjike kundër Covid-19”, tha OBSH.

Testet janë të thjeshta për t’u përdorur dhe të përshtatshme edhe për mjediset rurale, shtoi ai.

CEO i OBSH-së, Adanom Gebregesos, Tetros e mirëpriti marrëveshjen, e cila shpreson se do të frymëzojë  prodhuesit e tjerë të ndajnë mjetet kundër Covid-19.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!