VIDEO/ “Ikën të gëzuar nga ne”. Momentet e fundit të shqiptarëve në Stamboll. Disa orë më pas do t’i priste tragjedia

schedule14:01 - 23 Nëntor, 2021

schedule 14:01 - 23 Nëntor, 2021

Aksidenti i orëve të para të ditës së sotme në Bullgari, ku humbën jetën 46 shqiptarë që po ktheheshin nga një shëtitje në Turqi është një ndër ngjarjet më të rënda që ka goditur popullin tonë gjatë viteve të fundit.

Lexo edhe: Tragjike! Në Stamboll për të festuar ditëlindjen, çifti shqiptar mes viktimave nga aksidenti në Bullgari

Mediat turke kanë publikuar detaje nga vizita e tyre në Stamboll, ku pushuesit shqiptarë sipas tyre patën një agjendë tepër të ngjeshur në dy ditët që qendruan atje, raporton abcnews.al.

“Sabah” i ka kushtuar një raportim të gjatë ngjarjes së rëndë duke marrë edhe dëshmitë e punonjësve të hotelit ku qendruan shqiptarët për dy netë.

Lexo edhe: Humbi motrën dhe dhëndrin në tragjedinë në Bullgari, prek familjari: Ma dogje shpirtin

Autobusi me shqiptarët fatkeqë hyri në Bullgari nëpërmjet Turqisë në orën 21:00 të mbrëmjes së djeshme duke vijuar rrugën për në Shkup. Aksidenti ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Punonjësit e hotelit ku qendruan ata shprehen se grupi i shqiptarëve dolën mjaft të gëzuar nga ambientet e tyre në orët e para të paradites së djeshme djëshme pasi konsumuan mëngjesin. Ata shprehen se një natë më parë, shqiptarët kishin qendruar deri vonë duke kërcyer dhe kënduar në ambientet e hotelit.

Lexo edhe: Dëshmitari rrëfen tmerrin: Njerëzit po digjeshin në autobus, por s’i ndihmonim dot

Mediat turke kanë publikuar edhe pamje nga momentet kur grupi i shqiptarëve hipën në njërin prej autobusëve të kompanisë “Besa Trans”. /abcnews.al