Në Shkurt rinisin punimet për By Passin e Vlorës

schedule16:20 - 19 Janar, 2019

schedule 16:20 - 19 Janar, 2019

Shumë shpejt pritet të fillojë puna për ndërtimin e By Passit të Vlorës. Investimi prej 35 milion euro me fondet e BE-së do t’i japë fund problemit të qarkullimit për Vlorën dhe jugun e vendit sidomos gjatë sezonit turistik.

Në fillim të muajit Shkurt është parashikuar të nisë puna për By Passin e Vlorës. Firma e cila ka fituar tenderin është vendosur pranë kantierit.

Investimi nis në fundin e autostradës Levan-Vlorë dhe përfundon në afërsi të Orikumit, duke i dhënë përparësi dhe zgjidhje të rëndësishme problemit të qarkullimit.

Bëhet fjalë për një gjatësi rreth 30 km dhe realizohet me fondet e BE-së, prej rreth 35 milion euro.

Një investim i rëndësishëm për Vlorën dhe gjithë Jugun e vendit,

Projekti ishte parashikuar të përfundonte në Dhjetor të vitit 2017, por për shkak të ndërprerjes së punimeve, afati tashmë është shtyrë, dhe nuk ka një datë për mbarimin e tij . Kontraktori i parë i punimeve, tashmë i largbuar nga Shqiperia ishte  kompania italiane Serenisima./abcnews.al