SHÇBA pezullon nga detyra tre policë në Korçë

schedule10:34 - 23 Nëntor, 2021

schedule 10:34 - 23 Nëntor, 2021

SHÇBA ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie në Korçë. Ve3ndimika ardhur pas denoncimin në emisionin investigativ “Stop”.

Sipas SHÇBA ata dyshohet se kundrejt një shume parash janë përfshirë në veprime korruptive, me qëllim favorizimin e shtetasit I.D., duke mos e ndëshkuar atë për shkelje të kufizimeve të lëvizjes pas fashës kufizuese, drejtim të automjetit në gjendje të dehur, si dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Njoftimi i plotë:

SHÇBA Korçë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, në ngarkim të 3 punonjësve të policisë:

  • Inspektor B. P., 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Pogradec;
  • Inspektor K.B., 21 vjeç, me detyre Trupë Shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Pogradec;
  • Inspektor E.O., 24 vjeç, me detyre Trupë Shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Pogradec.

Veprimet hetimore janë kryer nga Drejtoria Rajonale e SHÇBA Korçë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, në kuadër të procedimit penal të vitit 2021, regjistruar pas kallëzimit të shtetasit I.D. dhe denoncimit të emisionit “Stop” në TV Klan.

Punonjësit e mësipërm të policisë dyshohet se kundrejt një shume parash janë përfshirë në veprime korruptive, me qëllim favorizimin e shtetasit I.D., duke mos e ndëshkuar atë për shkelje të kufizimeve të lëvizjes pas fashës kufizuese, drejtim të automjetit në gjendje të dehur, si dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Hetimet në lidhje me këtë proçedim po vazhdojnë për kryerjen e veprave penale “Kryerja e veprimeve arbitare” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 250 dhe 259 të Kodit Penal.

SHÇBA falenderon mediat për bashkëpunimin dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.