Ngarkesa e “parkuar” e aluminit me një vlerë prej 5 milionë dollarësh që s’e prek dot askush

schedule16:22 - 22 Nëntor, 2021

schedule 16:22 - 22 Nëntor, 2021

Një park industrial pranë brigjeve të Detit të Kinës Jugore është shtëpia e një ngarkese gjigante metali që arrin vlerën deri në 5 miliardë dollarë. Bëhet fjalë për një sasi që po rri stok për të cilën ekonomia ka më shumë nevojë se kurrë, por për fat të keq asnjë nuk mund ta prekë.

Ndërsa tregu është në mungesë të lëndëve të para, ky stok alumini konsiderohet më shumë se “ar” apo “frymë jete”. Megjithatë, autoritetet doganore vietnameze e kanë ndaluar hyrjen për tek magazina ku po mbahet, pavarësisht rëndësisë së tij për normalizimin e bilancit ofertë-kërkesë.

Të mos harrojmë se rimëkëmbja e shpejtë nga kriza pandemike ka shkaktuar trazira të mëdha në ekonominë globale, e cila po dështon të përmbushë kërkesën në rritje, duke rezultuar në një sërë mungesash të lëndëve të para dhe mallrave.

Sipas ekspertëve, stoku i “parkuar” i aluminit është i barabartë me 1.8 milionë tonë, që është konsumi vjetor i Indisë, tregu i dytë më i madh në botë për sa i përket metaleve.

“Ne po përjetojmë deficitin më të madh në tregun botëror për të paktën 20 vitet e fundit. “Dhe ky aksion jo vetëm që mund ta mbulojë, por do të na mbetet edhe pak në fund,” komenton Duncan Hobbs, një analist në Concord.

Dërgesa e madhe u konfiskua nga autoritetet lokale si pjesë e një hetimi “anti-dumping” të SHBA-së, i fokusuar te një miliarder kinez. Bëhet fjalë për alumin, i cili prodhohej në Kinë nga kompania Global Vietnam Aluminium (GVA) dhe do të transportohej në SHBA.

Deri më tani hetimet nuk kanë përfunduar dhe nuk dihet saktësisht se sa kohë do të marrin. Kështu, fatalisht, alumini mbetet i bllokuar pafundësisht në një vendndodhje rreth 50 kilometra nga qyteti më i madh i Vietnamit, Ho Chi Minh.

Sikur të mos mjaftonte kjo, një pjesë e madhe e zonës është nën izolim, për shkak të krizës shëndetësore, e cila e komplikon më tej situatën. Çmimi i aluminit në bursat e mallrave ka pësuar një rritje prej 50% në muajt e fundit. Analistët besojnë se kjo do të ndalet vetëm kur dhe nëse ngarkesa e konfiskuar kthehet në tregun e lirë.

Kjo pasi mjafton jo vetëm plotësimi i kërkesës së shtuar, por edhe për të çuar në ulje të ndjeshme të çmimeve (ose në “kolaps” të çmimeve, për disa ekspertë). Gjë që padyshim ngre pikëpyetje për arsyet e sakta të “parkimit” të këtij “stoku të artë” alumini. /abcnews.al/