Putin merr dozën e tretë kundër Covid-19

schedule15:06 - 22 Nëntor, 2021

schedule 15:06 - 22 Nëntor, 2021

Presidenti rus Vladimir Putin ka marrë dozën e tretë kundër Covid. Ai është vaksinuar me vaksinën ruse Sputnik Light me një dozë, sipas mediave shtetërore. 69-vjeçari mori dozën e parë të Sputnik V më 23 mars dhe të dytën më 14 prill, megjithëse në atë kohë ai refuzoi të tregonte se cilën vaksinë kishte marrë.

“Unë u rivaksinova dy orë më parë. Nuk kam asnjë dhimbje. Gjithçka është në rregull,” u tha Putin gazetarëve.

Vetëm 44% e popullsisë së Rusisë është pjesërisht e vaksinuar kundër Covid-19, me rreth 37% që besohet se është vaksinuar plotësisht./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!