Shkëmbi me skuadër mbrojtëse, Egnatia ‘ngjishet’ në mesfushë, ja formacionet e mundshme

schedule13:40 - 22 Nëntor, 2021

schedule 13:40 - 22 Nëntor, 2021

Dinamo-Egnatia është takimi i parë i ditës së sotme, i vlefshëm për javën e nëntë të kampionatit.

Kjo ndeshje do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 16:45, një sfidë e luftuar ku të dyja skuadrat vijnë nga fitoret respektive kundër Kukësit dhe Tiranës në “Kupën e Shqipërisë”.

Blutë kërkojnë 3 pikët pas dy javëve me rezultate negative, ndërsa rrogozhinasit tentojnë 3 pikët që i afrojnë me vendin e tretë.

Dinamon dhe Egantian i ndan vetëm 1 pikë në tabelën e klasifikimit, blutë mbajnë vendin  e 8-të me 9 pikë ndërsa Egnatia vendin e 6 me 10 pikë në 8 javë të luajtura.

Bledi Shkëmbi dhe Gugash Magani kanë zgjedhur edhe lojtarët që mund të nisin ndeshjen titullarë. Për blutë mungesa të konfirmuara janë Sidibe dhe Haxhiu.

Formacionet e mundshme:

Dinamo: Bakaj, Maliqi, Sofranac, Imami, Isaevski, Siljanovski, Demiri, Gavazaj, Ibraimi, Mihana, Chinedu.  Trajner: Bledi Shkëmbi

Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Çyrbja, Telushi, Shtubina, Jackson, Pedro, Iseni.  Trajner: Gugash Magani    /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!