VIDEO/ Immobile arbitër, Reja dhe Sarri trajnerë, ndeshja e veçantë e zhvilluar në Formello

schedule12:50 - 22 Nëntor, 2021

schedule 12:50 - 22 Nëntor, 2021

Organizimi i një ndeshjeje në Fornello mes skuadrës së Papës dhe një organizate që mbron të drejtat e popullsisë rome “World Rom Organization” ka bërë sulmuesin e Lacios Ciro Immobile arbitër të saj.

Nëse jemi mësuar që Immobile ta shikojmë teksa vesh fanellën e Lacios apo të kombëtares italiane, këtë herë ai ka veshur fanellën e atij që duhet të japi drejtësi në ndeshjet e futbollit.

Në këtë ndeshje të pranishëm ishin edhe trajneri i kombëtares tonë Edoardo Reja dhe trajneri Mauricio Sarri. Tekniku i kuq e zinjve ishte në krye të skuadrës së Vatikanit ndërsa tekniku i Lacios në pankinën e Romëve.

Pas përvojës së parë të tij si arbitër i ndeshjes Ciro është shprehur: “Një përvojë unike dhe emocionuese. U ndjeva mirë që mora pjesë në këtë event të kërkuar nga Papa dhe ishte një nder që u zgjodha si arbitri i ndeshjes”.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!