Dita e sotme e kampionatit shqiptarë ka rezervuar sfida vërtet të luftuara dhe interesante për të mbyllur kështu edhe fazën e parë të “Abissnet Superiore”.
Vëmendja më e madhe padyshim do të jetë tek supersfida e javës së nëntë ajo mes Kukësit të vendit të dytë me Tiranën kryesuese, takim që do të zhvillohet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi” në orën 19:45.
Në këtë sfidë dy skuadrat do të përplasin “brirët” me njëra-tjetrën për të mposhtur kundërshtarin direkt për titullin kampion.
Sytë e tifozëve janë pikërisht në këtë ndeshje me verilindorët dhe bardh e blutë që kanë zhvilluar lojërat më të bukura në këtë fazë të parë dhe kjo ndeshje pritet të dhurojë emocione vërtetë të mëdha dhe një ritëm lojë të kënaqshëm për syrin e spektatorëve që do jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit por edhe të atyre që e ndjekin nga Tv.
Interesante do jetë edhe dueli tjetër mes Dinamos dhe Egnatias që zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 16:45.
Blutë e Bledi Shkëmbit do kërkojnë fitoren për t’u kthyer tek rezultatet pozitive dhe për të siguruar qetësinë përballë një Egnatia që na ka surprizuar shpesh herë këtë kampionat duke u cilësuar edhe si surpriza e kësaj faze.
Ndeshjet e ditës së sotme:
16:45/ Dinamo – Egantia
19:45/ Kukësi – Tirana /f.a/abcnews.al